Opozita, homazhe në ‘Varrezat e Dëshmorëve’

17/11/2014 00:00

70-vjetori i Çlirimit të Tiranës e ka gjetur të ndarë opozitën nga
mazhoranca. Drejtues të Bashkisë së Tiranës, por dhe deputetë të
opozitës kanë bërë homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, pranë
monumentit “Nënë Shqipëri” në kujtim të 100 partizanëve që dhanë jetën
për Çlirimin e Tiranës.

Këtyre festimeve iu bashkangjiten veterane te lufte dhe qytetare te ndryshëm. Lufta për çlirimin e qytetit u zhvillua në fund të tetorit deri më 17 nëntor të vitit 1944 dhe shënon aktin më të rëndësishëm politik e ushtarak pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës, ndërsa vendimi përfundimtar u mor në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Ne mungese te kryetarit te Bashkise, Lulzim Basha, festimet per çlirimin e Tiranes jane kryesuar nga dy nenkryetaret e Bashkise.

“Nderojmë sot në këtë ceremoni, më shumë se 100 partizanë dhe partizane, të rinj dhe të reja që dhanë jetën e tyre për clirimin e Tiranës. Vërtëte nuk kemi një situatë si 70 vjet më parë, por ama ideali ynë për një vend më të mirë, për një demokraci funksionale vazhdon të jetë gjithmonë prezent. Kur shohim shembullin e tyre, nuk mundemi jo vetëm të krenohemi, por edhe të mësojmë dhe të reflektojmë se si jeta ia vlen të jetohet në liri dhe dinjitet”, tha nënkryetari Enno Bozdo.

Nje dite me pare, Bashkia e Tiranes ka shperndare certifikata mirenjohjeje per 20 veteranë, te cilet dhane kontributin e tyre ne Luften Nacional Çlirimtare.

Top Channel