Doktor Flori, babai i dy fëmijëve, djali erdhi në jetë para disa javësh

17/11/2014 00:00

Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy
fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë
që kishte lindur.

Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “ëest Side Family”. Ndërsa pas shkëputjes nga miqtë e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kënduar si solist por nuk kanë munguar edhe duetet, ku më të suksesshmit janë ata me Aurela Gaçen dhe Ermal Mamaqin.

Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit. “Tirona” u kthye në hit në ato vite, kur erdhi në bashkëpunim me kryeministrin Rama në atë kohë, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Më pas ky bashkëpunim u pasua në vitin 2009 me këngën “Çohu”.Nje mbeshtetje qe do te mbaronte dhe do te behej e ditur serish me ane te nje kenge para zgjedhjeve te 2013-es: ‘Zemerthyeri’.

Doktor Flori është shfaqur në publik 12 vjet më parë si pjesë e grupit “West Side family”, në vitin 2002 me këngën “Mesazh”, e për të vijuar me një sërë këngësh mjaft të suksesshme si: “Hou Cike”, “Nëse mundesh” “E gjithë bota jemi dy”, e shumë këngë të tjera.
 
Këngët e tij kanë trajtuar gjithmonë probleme të mëdha sociale, siç është droga, në këngën “Mos pi mall, bëj palestër”, bashkëpunim me mikun e tij Ermal Mamaqi.

Top Channel