Thiago Silva: I mërzitur që nuk jam më kapiten

17/11/2014 00:00

Thiago Silva ka deklaruar se fakti që trajneri Dunga i ka hequr shiritin e kapitenit te kombëtarja braziliane e ka shqetësuar shumë. Tekniku i Seleçaos ia ka dhënë rolin e kapitenit sulmuesit Neymar pa u këshilluar aspak me atë që ka qenë kapiten nga viti 2011 deri në Botërorin e vitit 2014.

“Jam i mërzitur. Më duket sikur më kanë hequr diçka që më përkiste”, tha lojtari i Paris Saint Germain.

Qendërmbrojtësi shpjegoi se as Dunga dhe as Neymar nuk kanë folur me të për këtë çështje.

Thiago Silva u kritikua shumë në Botëror, sidomos për sjelljen e tij gjatë goditjes së 11-metërshave në 1/8 e finaleve, ku Brazili u përball me Kolumbinë. Kapiteni i atëhershëm u nda nga shokët e skuadrës, qau para se të niste goditja e penalltive dhe i kërkoi trajnerit të godiste i fundit 11-metërshin, madje edhe pas portierit Julio Cesar.

Top Channel