Bukuria natyrale e Jennifer Lawrence

17/11/2014 00:00

Nëse dukesh si Jennifer Lawrence, nuk ke nevojë të përdorësh fare makijazh. Në fotot e mëposhtme aktorja e famshme ka pozuar me shumë pak tualet për fushatën publicitare vjeshtë/dimër 2014-2015 të markës Dior.

Duke pozuar me disa veshje që tregojnë shumë, protagonistja e sagës ‘The Hunger Games’ tregon bukurinë e saj natyrale.

Jo vetëm e bukur, por duket se Jennifer Aniston ka edhe një sens të spikatur humori. Aktori Liam Hemsworth, i cili në filmin e fundit puthet me fituesen e çmimit Oscar, tregon arsyen pse puthjet mes tyre nuk ishin aspak të pëlqyeshme.

“Skenat ku duhet të putheshim ishin shumë të sikletshme. Nga jashtë duken të mrekullueshme, por për mua nuk ishte kështu. Kur kishim skena puthjeje, ajo hante hudhra ose peshk dhe mundohej të ma shpifte sa më shumë”, tregon Hemsworth.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel