PD akuzon mazhorancën: Përdhosën luftën, rehabilituan diktatorin

17/11/2014 00:00

Nga obeliksu i ish te persekutuarve politike, demokratët kanë denoncuar
atë që quajtën “përdhosja” e ditës së Çlirimit të Tiranës, pas shfaqjes
së fotove të ish-diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë e drejtuesve të
mazhorancës.

Edi Paloka tha se ideja e rehabilimit te figures se ish-diktatorit po vihet ne jete nga dyshja Rama – Meta. Me kete veprim tha kreu i grupit demokrat,druejtuesit e mazhorances perdhosen edhe figuren e heronjve te luftes per Çlirimin e vendit.

“Me fotot e Enverit pas shpatullave, me korin e Enverit në sfond, Rama dhe Meta, gjetën mënyrën më të turpshme për të baltosur 70 vjetorin e clirimit të Tiranës. Duke përkujtuar këtë ditë të shënuar, me dikatorin Hoxha, Rama dhe Meta, kanë fyer kujtimin e dhjetra intelektualëve, heronjtë e vërtetë të luftës, të cilët u vranë dhe u lincuan drejtpërdrejt nga dora e Enverit.Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite”, tha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Top Channel