Një puthje romantike, 80 milionë baktere

17/11/2014 00:00

Një puthje mes një çifti të dashuruarish bën të mundur kalimin e 80 milionë baktereve nga njëri partner tek tjetri. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë biologët holandezë.

Por, kjo nuk është aspak gjë e keqe, përkundrazi. Sipas shkencëtarëve, ky shkëmbim bakteresh forcon sistemin tonë imunitar dhe na lejon të jemi më të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme.

“Vetëm tek njerëzit gjen puthjen me gjuhë dhe shkëmbimin e pështymës. Studimi jonë gjeti se sa më shumë një çift puthet, aq më të ngjashëm bëhen përsa i përket imunitetit. Kjo ndodh se ata ndajnë të njëjtat mikrobaktere dhe janë më të përgatitur për të përballuar sëmundjet që mund t’i prekin në të ardhmen”, shpjegoi profesori Remco Kort.

Top Channel