Japoni, ekonomia hyn në recesion

17/11/2014 00:00

Ekonomia japoneze ka hyrë në mënyrë të papritur në recesion, pas tkurrjes për të dytin tremujor radhazi.

Prodhimi i Brendshëm Bruto ra në 1,6% nga korriku në shtator, ndërsa parashikimet ishin për një rritje prej 2,1 përqindësh. Kontraktimi i ekonomisë së tretë më të madhe të globit në tremujorin e dytë ishte 7,3%, tkurrja më e fortë që prej tërmetit dhe cunamit të marsit 2011.

Ekspertët thonë se dobësimi ekonomik mund të çojë në shtyrjen e rritjes së taksave mbi shitjet.

Top Channel