Emigracioni, Obamën e pret një luftë e ashpër

17/11/2014 00:00

Presidentin amerikan Barack Obama e pret një luftë e ashpër politike në Uashington me ligjvënësit republikanë, për planin e tij për reformimin e njëanshëm të politikave të imigracionit në vend.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Obama mund të marrë masa në ditët në vazhdim, për të mbrojtur nga deportimi rreth 5 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ilegalisht.

Ndërsa largohej nga Brisbane, pas takimit të G20-s, ai tha përsëri se është i gatshëm të përdorë kompetencat ekzekutive, që i japin mundësinë të anashkalojë Kongresin, për të vënë në jetë reformat gjithëpërfshirëse të imigracionit.

Top Channel