Shkencëtarët gati të rikthejnë në tokë mamuthin

17/11/2014 00:00

Në maj të vitit të kaluar shkencëtarët rusë mbetën të mahnitur nga mbetjet trupore të një mamuthi të ruajtura si mos më mirë në akujt siberianë.

Trupi i mamuthi femër, që besohet se ka qenë rreth 50 vjeç kur ka vdekur ishte u ruajtur aq mirë sa në të u gjet gjak i ngrirë. Shkencëtarët ndërmorën analizat e nevojshme për të përcaktuar periudhën kur ka jetuar kafsha prehistorike dhe rezultatet treguan që bëhej fjalë për para 40 mijë vitesh.

Por jo vetëm kaq, menjëherë studiuesit nisën punën për arkivimin e masave të gjakut për qëllime studimore dhe së fundmi, kompania koreano-jugore, “Sooam”, pasi siguroi ADN-në e mamuthit shpreson që të jetë në gjendje që ta klonojë atë.

Shkencëtarët dhe biologët e kësaj kompanie shpresojnë që të gjejnë një qelizë me bërthamë të plotë dhe gene të paprekura për të realizuar ëndrrën e tyre; rikthimin në tokë të mamuthit.

Megjithatë shumë shkencëtarë janë kundër idesë. Tori Herridge, një paleontologe e Muzeut të Historisë Natyrore në Londër thotë se ideja për të rikthyer në jetë mamuthin do të ishte një makth për pasardhësit modernë të tyre; elefantët.

“Problemi kryesor teknik dhe etik është se për këtë proçdurë kërkohet një që surrogati të jetë një nënë elefant aziatik dhe deri diku pasja sukses ndoshta do të kërkojë shumë elefantë të tillë. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur për mamuthët pa shkuar tek klonimi”, thotë ajo.

Top Channel