Kur fatura e parkimit të vjen 17 mijë euro

17/11/2014 00:00

Ndodh shpesh për ata që kanë automjete që të ankohen për faturën e lartë që u vjen për një vend parkimi, por ka edhe më keq.

Një shtetasi britanik i duhet të paguajë plot 17 mijë euro faturë parkimi për Mercedesin e tij, të cilin e ka parkuar 3 vite më parë.

Automjeti ka qendruar në të njëjtin vend përgjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithçka u zbulua kur pronari i parkingut po u hidhte një sy regjistrave, kur vuri re rastin e pazakontë të makinës.

Nga ajo që ishte shënuar në regjistrat e tij rezultonte se automjeti i përkiste një britaniku nga Koventri, por të gjitha përpjekjet për ta kontaktuar atë dhe për ta njoftuar se kishte harruar makinën dështuan.

Kërkimeve të menaxherëve të parkingut iu bashkangjit edhe policia, por as kjo e fundit nuk arriti në një rezultat pozitiv. Tashmë pronari i parkingut ka vendosur një afat kohor prej 1 jave dhe nëse nuk paraqitet njeri për ta marrë makinën, atëherë do ta zhvendosë vetë.

Ajo që e bën akoma më të çuditshëm këtë rast është fakti se makina nuk është raportuar e vjedhur.

Top Channel