Revokohen 30 leje minerare nga Ministria e Energjisë

17/11/2014 00:00

Ministria e Energjisë ka revokuar 30 leje minerare, pasi subjektet nuk kanë kryer pagesën e detyrueshme për rehabilitimin e mjedisit në fund të aktivitetit shfrytëzues.

Vlera e garancive të papaguara nga këto 30 subjekte, për vitet 2013 dhe 2014, llogaritet në një dëm prej rreth 16 mln lekësh ndaj buxhetit të shtetit.

Ministria e Energjisë thotë se do të vijojë kontrollin ndaj subjekteve të licencuara në aktivitetin minerar dhe do të marrë masa për çdo rast të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore ndaj shtetit.

Me ligjin e ri për sektorin minerar, rehabilitimi i mjedisit bëhet në mënyrë progresive, dhe jo në përfundim të lejes, që subjekti zotëron për shfrytëzimin e tij.

Top Channel