Obeziteti është një ndër problemet që shqetëson më së shumti shoqëritë e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Përveç aktivitetit fizik shpesh rekomandohet edhe konsumimi i ushqimeve që parandalojnë shtimin e peshës. Listës së këtyre produkteve së fundmi u është shtuar edhe kafja.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në parandalimin e fitimit të kileve të tepërta.

Eksperimenti u krye të minjtë, të ndarë në dy grupe. Grupit të parë i jepej ushqim me shumë kalori, ndërsa grupit të dytë i jepej ushqim me të njëjtën sasi kalorish, por shoqëruar me injektimin e një doze acidi klorogjenik.

Pas 15 ditëve u vërejt se grupi i parë i minjëve kishte fituar mjaft në peshë, ndërsa grupi i dytë kishte ruajtur të njëjtën peshë si në fillim të eksperimentit falë acidin në fjalë.

Acidi klorogjenik ndihmon në djegjen e kalorive të tepërta. Ai gjendet me shumicë të kafja, mollët, dardhët, domatet dhe boronica.

Top Channel