Aksioni i OSHEE në Tiranë, Nikolla: Denonconi abuzuesit

17/11/2014 00:00

Aksionin e kësaj të hëne të Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e ndoqi Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla.

Nikolla tha se aksioni i qeverisë nuk do të ndalet dhe i ftoi qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit.

“Është një ditë e zakonshme pune, por në një situatë të jashtëzakonshme e përkeqësuar gjatë gjithë këtyre viteve duke mbyllur sytë dhe duke bërë sikur realizojmë reforma, por duke përdorur metoda klienteliste dhe korruptive pas gjithë kësaj historie vjedhjeje energjie elektrike. Po ndodh ajo që duhet të ndodhë në një shtet normal, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk duhet të përfitojë në kurriz të të ndershmëve. Ne do të jemi të gjithë këtu, kabineti qeverisës duke u bërë thirrje qytetarëve të ndershëm duke denoncuar këto akte të turpshme; të gjithë lidhjet e paligjshme. Kjo është një betejë që nuk do të ketë kthim prapa”, tha Nikolla.

Top Channel