Vijon aksioni për energjinë, policia bën bilancin

17/11/2014 00:00

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka bërë mbrëmjen e së hënës bilancin e operacionit të energjisë elektrike për 48 orët e fundit.

Në një komunikim të shkurtër me mediat, Didi ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë vijuar operacionet e përbashkët me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, që janë mbyllur me një sërë masash.

“Në 48 orët e fundit kanë vepruar 196 gurpe të përbashkëta. Nga kontrolli në terren janë ndaluar 28 familjarë, janë arrestuar 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë. Gjithashtu janë ndërprerë 1.443 lidhje të paligjshme”, ka deklaruar Didi.

Top Channel