G20 paralajmëron recesion global

18/11/2014 00:00

Pas mbarimit të samitit të G20-ës në Australi, vijnë edhe këmbanat e para të alarmit. Rezultatet e nxjerra nga udhëheqësit botërorë për ekonominë, paralajmërojnë rënien në recesion global.

Së pari është ekonomia japoneze ajo, e cila me tkurrjen që ka pësuar muajt e fundit, është kthyer në qeverinë me borxhin më të lartë ekonomik në botë.

Më tej, përsa i përket Eurozonës, aty ku edhe shpresat ishin edhe më të mëdha, shifrat e fundit tregojnë papunësi të lartë, si edhe mungesë të investimeve, të cilat vazhdojnë të mbajnë rajonin prapa.

Gjithashtu edhe kërkesa për lëndë të parë, e cila shërben si pasqyrë e qartë për besimin e investitorëve, dëshmon kohët e fundit një rënie të çmimit të mallrave. Ndërsa tregjet që besohet se do të jenë në zhvillim, si për shembull Kina dhe Turqia, Fondi Monetar Ndërkombëtar, e pret hovin dhe paralajmëron një rritje me vetëm 0,3% në vit.

Të fundit, por jo më pak të rëndësishëm, janë rreziqet gjeopolitike. Në samitin e G20-ës u konstatua se luftërat në Siri dhe Irak janë një goditje e fortë për ekonominë globale. Aq më tepër relata e prishur e Perëndimit me Rusinë, e cila ka sjellë edhe një destabilitet në marrëdhëniet tregtare,  import-eksport.

Top Channel