Nisi tatuazhet 24 vite më parë si një formë e mirë për të mbuluar disi deformimet fizike të pësuara nga një aksident, dhe sot është njëri prej personave me më shumë tatuazhe në trup.

Amerikani Mat Gone, i njohur ndryshe edhe si “Njeri shah” ishte pjesë e personave që morën pjesë në Konventën Ndërkombëtare të Tatuve në Bogota në Kolumbi. Ai ka të mbuluar më shumë se 95 përqind të trupit të tij, përfshirë këtu edhe të bardhën e syve, ku ka injektuar në të majtin ngjyrë të jeshile dhe të djathtin blu.

Prania e tij shkaktoi kureshtje, habi por edhe frikë. Një nënë, e cila siç duket nuk bëri llogaritë mirë se çfarë do ta priste, me vete në Konventë kishte marrë edhe fëmijën e saj, që nuk reshti së qari që prej shfaqjes së “Njeriut shah”.

Sa për çmimet, 50 artistë konkuruan për tre ditë në nëntë kategori, përfshirë këtu tatuazhin më të mirë dhe artisti i ri më i mirë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel