Përcillet drejt banesës së fundit “Doktor Flori”

18/11/2014 00:00

Të afërm, shokë, miq, por edhe muzikëdashësit e fansa të shumtë i dhanë
lamtumirën e fundit “Doktor Florit”, këngëtarit e babait të dy fëmijëve,
që u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

“Flori është këngëtari i guximit, këngëtari i vizioneve”, thotë një prej miqve të tij.

“Eshtë një humbje shumë e madhe për miqtë, familjen, por edhe për muzikën shqiptare.Ka qenë një talent i rrallë””, shprehet këngëtari Alban Skënderaj.

“Përveç ngushëllimeve për familjarët, për bashkëpunëtorët, për të gjithë kolegët, për të gjithë artistët, unë besoj se të gjithë ndajmë edhe angazhimin sot për ta kujtuar atë gjithmonë të qeshur dhe plot energji dhe dëshirë për t’i gëzuar të gjithë të tjerët”, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Florand Kondi i lindur me shkurt 1979 , pushtoi simpatine e te gjitheve me kenge qe u bene hite ne vendin tone.

Top Channel