Sigurimet shoqërore për fermerët, shtohet fluksi i pagesave në Shkodër

18/11/2014 00:00

Fermeret kane nisur t`i përgjigjen thirrjes për të përfituar nga falja e
kamatvonesave që u jep atyre mundësi të sigurohen për efekt të
pensionit.

Ne zyrat e sigurimeve shoqerore ne qarkun e Shkodrës ka nje rritje te numrit te fermereve qe aplikojne. Nje nga zonat me kerkesat me te larta te fermereve qe duan te sigurohen eshte komuna e Bushatit qe eshte dhe nje nder komunat me medha ne vend.

Sipas inspektores se sigurimeve shoqerore te zones mesohet se ka nje fluks nga banoret per te bere pagesat dhe se jane te pakten 20 persona ne dite qe aplikojne per te shlyer sigurimet e prapambetura

Fermeret qe po paguajne pagesat per sigurimet per efekt pensioni thone se kjo eshte nje mundesi e mire per ta ne menyre qe te sigurojne me vone edhe nje pension me dinjitoz

Ne cdo komune te rrethit eshte ngritur nje zyre me inspektoret ne terren ku fermeret kane mundesi te marrin informacion dhe te kryejne aplikimet perkatese.

Top Channel