Ngrohja globale, rrufetë kërcënojnë tokën

18/11/2014 00:00

Ngrohja globale do të rrisë frekuencën e goditjeve të rrufeve në tokë, pretendon një studim amerikan i publikuar së fundmi.

Studimi i publikuar në revistën “Science” kreu matjet e shpeshtësive të rrufeve ndër vite në bazë të të dhënave të siguruara nga detektorët e shpërndarë në SHBA.

Për çdo gradë rritjeje të temperaturës mesatare vjetore është bërë një përllogaritje e goditjeve të rrufeve dhe në vitin 2100 numri i rrufeve që do të godasin tokën në krahasim me vitin 2000 do të trefishohet.

“Çdo rrufeje të 2000 do t’i korrespondojnë 3 rrufe në 2100”, thotë David Romps i Universitetit të Kalifornias.

Efektet e rritjes së fenomenit do të ndjehen në rritjen e numrit të zjarreve, por edhe në ndryshimet atmosferike. 

Top Channel