Nishani takon Ramën në Presidencë, asnjë njoftim për bisedën

18/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama e ka nisur paraditen e të martës me një takim në
Presidencë. Kreu i ekzekutivit për me shumë se 20 minuta bashkëbisedoi
me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Rreth takimit nuk ka ende një deklaratë zyrtare.

Me të gjitha gjasat duket se në fokus të takimin ka qënë çështja e emrit të ri të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Nuk dihet ende nëse në këtë takim presidenti Nishani ka folur apo jo me terma konkretë, thënë ndryshe të ketë diskutuar me Ramën për emrin që do të zëvëndësojë postin e lënë bosh nga Ardian Fullani.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi presindenti Nishani shprehu publikisht shqetësimin për fondet që parashikohen në projektbuxhetin e 2015 për institucionin e Presidencës.

Top Channel