SHBA,kërkohen fonde për zhvillimin e teknologjisë ushtarake

18/11/2014 00:00

Përpjekje të reja do të përqendrohen tek ruajtja dhe forcimi i superioritetit të Ushtrisë Amerikane.

Ne Forumin Kombetar te Mbrojtjes, ku paralajmëroi se avantazhi teknologjik i Pentagonit po zvogëlohet, shefi i tij Chuck Hagel bëri publike dhe nismën e re të teknologjisë së lartë në këtë fushë, e cila nis nga robotika për të përfunduar tek përpunimi i një baze të gjerë të dhënash e madje edhe printimi tredimensional.Plani i Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes tingellon mjaft ambicioz, aq me teper ne nje kohe shtrengimi te buxheteve.

“Nisma e re e mbrojtjes synon te investohet ne teknologji dhe sisteme te perparuara. Teksa ne kemi nje dekade qe perqendrohemi tek ceshtje e sigurise dhe operacionet e saj pafund, vende si Kina apo Rusia i kane kushhtuar vemendje te vecante modernizimit te ushtrive te tyre, çka ngushton avantazhet e teknologjisë së ushtrisë sonë”, tha Hagel.

Per te permbushur nje objektiv te tille, menaxhimi i financave ushtarake do te jete i nje rendesie kyçe, ndaj Hagel i kerkoi Kongresit miratimin e nje buxheti teresor per ushtrine ne vend të masave për financime të përkohshme. Shkurtimi automatik i shpenzimeve  mund t’i shkaktojnë ushtrisë sipas tij  pergjate dekades se ardhshme nje vrime ne buxhet prej një trilion dollarësh.

“Presioni i vazhdueshem fiskal me te gjithe gjasat do ta kufizoje aftesine tone ushtarake per t`iu pergjigjur sfidave afatgjata permes rritjes se permasave te forces sone. Qe te ruajme superiotetin e ushtrise amerikane, duhet te ndryshojme menyren e te menduarit e te vepruarit ne perputhje me kerkesat e kohes”, shtoi Hagel.

Kritiket argumentojne se Departamenti i Mbrojtjes duhet të fajësojë veten për gjendjen, ku ndodhet sepse nuk ka pasur programe të qarta e te efektshme dhe ka shpenzuar me tepricë.

Top Channel