Bono Vox bie nga biçikleta

18/11/2014 00:00

Periudhë e vështirë të liderin e bandës U2, Bono Vox. Pas aventurës së pakëndëshme, kur avioni i tyre u detyrua të kryejë një ulje emergjente në Berlin, këngëtari përfshihet në një tjetër incident, këtë herë me biçikletë.

Bono është rrëzuar nga biçikleta në Central Park në Nju Jork. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë banda nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes së saj zyrtare në internet, ku njoftohet gjithashtu edhe anulimi i pjesëmarrjes në “Tonight Show”.

Nga incidenti Bono ka dëmtuar njërin krah dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Top Channel