Kryeministri Rama është nisur të martën drejt Kuvajtit për një vizitë dyditore ku do të takohet me drejtues dhe investitorë potencialë në vendin arab me synim forcimin e bashkëpunimit.

Në vizitën e tij Rama shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ai i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Në qendër të bisedimeve me drejtuesit më të lartë kuvajtianë do të jetë bashkëpunimi dypalësh dhe forcimi i tij. Rama do të njohë investitorët e Kuvajtit me mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar.

Pritet që gjatë vizitës delegacioni shqiptar të nënshkruajë disa marrëveshje bashkëpunimi të vlerësuara si të rëndësishme në fushën ekonomike.

Top Channel