Vdekja e “Doktor Florit”, hetime urgjencës. Beqja: Mbërriti në kohë

18/11/2014 00:00

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht mbi dyshimet se mjekët
nuk kanë dhënë në kohë ndihmën e kërkuar, gjë që sipas të afërmve solli
vdekjen e Florand Kondit, i njohur nga publiku si “Doktor Flori”.

Grupi i hetimit pritet te verifikojë pretendimet e familjes së këngëtarit, të cilët janë shprehur se pavarësisht se kane kerkuar ndihmen e urgjences mjeket nuk kane mberritur ne kohe.

Po ashtu Prokuroria pritet te marre tabulatet telefonike, qe do te konfirmojne kohen, se kur është telefonuar Urgjenca tek ish-Blloku, si edhe te pyeten deshmitaret qe mund te kene pare bashkeshorten e “Doktor Florit”, kur ka kerkuar ndihme personalisht ne ambientet e ambulances.

Por ministri i Shendetesise, Ilir Beqja u shpreh per mediat se pas njoftimit autoambulanca ka mberritur brenda tre minutave.

“Nga informacionet zyrtare që ne kemi, ka patur një thirrje telefonike, për kërkesë për autombalancë në orën 10:05 dhe në 10:08 autombalanca ka qenë aty ku është bërë thirrja. Rreth orës 09:40, një grua e re, e shoqëruar nga një fëmijë, është paraqitur në Urgjencën e Tiranës fizikisht. Kishte kërkuar ndihmë për një familjar që kishte konsumuar sasi të madhe alkooli. Nga Urgjenca ka marrë përgjigjen se së bashku me mjekët, ambulanca duhet të shoqërohej edhe nga një punonjës i policisë, duke qenë se një person që ka konsumuar shumë alkool mund të jetë edhe agresiv. Gruaja, sipas informacioneve, ka kundërshtuar praninë e një polici. Po ashtu i është thënë se në rastet e konsumimit të madh të alkoolit, ambulanca e merr pacientin dhe e çon në klinikën e toksikologjisë. Me sa di unë gruaja nuk ka pranuar që ta transportojë me ambulancën e urgjencës, pasi dispononte vetë mjete për transport. Në orën 10:05, një person ndoshta i afërm, ka bërë telefonatën në urgjencë dhe për tre minuta ambulanca ka qenë në banesën e familjes Kondi”, tha Beqja.

Mjekesia Ligjore shprehet ne rruge jo zyrtare, se kengetari i njohur qe u nda nga jeta ne moshen 35-vjeçare, ka shume mundesi te kete pesuar arrest kardiak per shkak te nje overdoze me kokaine.

Top Channel