Prej disa ditësh ndodhet në qendër të mediave rozë për ato shkrepje lakuriq për revistën “Paper”, por Kim Kardashian di të çudisë edhe e veshur.

34-vjeçarja tërhoqi vëmendjen në një event në Melburne të Australisë ku u shfaq e tëra me një fustan të ngushtë ngjyrë rozë të çelët të ngjitur pas trupit, që i tregonte format për të cilat është bërë e famshme.

Në Australi Kim, nënë e një fëmije nga lidhja me Kanye West ndodhet për të promovuar parfumin e saj të ri, “Fleur Fatale”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel