PD: Arsimi s’është prioritet

18/11/2014 00:00

Demokratët kanë marrë në analizë buxhetin e Qeverisë për arsimin, duke
dalë në konkluzionin se ai është hequr nga prioritetet e Qeverisë.

Në këtë përfundim demokratët dalin kur përmendin uljen e parave për arsimin, nga 2.9 në 2008 në 2.66 të GDP-së në 2015, përkundër premtimit elektoral për t’i dhënë arsimit 5 për qind të Prodhimit të Brendshem Bruto. Por, PD eshte ndalur jo vetem tek shifrat e buxhetit.

“Mund ta them me seriozitet, diçka që ndodh për herë të parë që pritet të largohen afro 4 mijë mësues për t’u lënë vendin të tjerëve. Dhe kjo është një nga gjërat më të rënda pas shkarkimit të paligjshëm të drejtorëve që kanë bërë në arsimin parauniversitar. Ndërkohë që me arsimin universitar, jo vetëm që nuk kemi nivele të kënaqshme në linjat buxhetore, por edhe gjithë pikat ambicioze që do të çonin në kohën e duhur Shqipërinë, drejt një shoqërie të bazuar në dije, nuk ekzistojnë dhe janë kthyer mbrapa”, tha deputeti Genc Pollo.

Duke sjelle eksperiencen e vendeve te BE-se, nder te cilat me shpejt dolen nga kriza ato qe investuan ne arsim dhe inovacion, Partia Demokratike thote se po cenohet edhe cilesia.

“Qeveria, për të dytën vit rradhazi nuk do të rrisë pagat e mësuesve dhe është marrëveshje me Fondin Monetar, që për 3 vjet nuk ka rritje. Kjo do të thotë që profesioni i mësuesit rrezikohet të shkojë aty ku ka qenë para vitit 2005, në një nga profesionet më të papreferuara që solli si pasojë që mësuesit të largohen nga shkollat dhe të shkojnë të gjejnë një punë tjetër. Kjo prek mësuesit dhe pedagogët”, tha Myqerem Tafaj, ish-ministër i Arsimit.

Demokratet kane kundeshtuar edhe rritjen e tarifave te arsimit te larte. Raporti i financimit, sipas tyre ka shkuar ne 60 % nga shteti dhe 40 % nga parate qe paguajne studentet si tarifa vjetore, duke e bere sipas tyre te pamundur arsimimin edhe per familjet e shtreses se mesme.

Top Channel