Meta: S`mund të investojmë më shumë nga sa kemi mundësi

18/11/2014 00:00

Nga Qyteti Studenti, ku pak ditë më parë kryetari i demokratëve, Lulzim
Basha nisi thirrjet për protesta, ka nisur diskutimin e buxhetit të 2015
kreu i Kuvendit me studentë të Fakultetit Ekonomik.

Ilir Meta deklaroi se buxheti i miratuar nje dite me pare do te garantojne minimalisht rritje ekonomike prej 3 për qind, por ai shtoi se kjo shifer mund te jete edhe me e larte nese do te merren parasysh edhe verejtjet e grupit te interesit, ndersa eshte shprehur i hapur per reflektuar edhe ndaj verejtjeve te opozites.

“Mos mendoni se vetë Kryeministri Edi Rama është shumë i kënaqur me këtë buxhet. Jam i bindur se edhe ai do të donte të kishte shumë më tepër investime të kapitalit. Por edhe kaq nuk janë pak. E rëndësishme është të realizohen në kohë me cilësinë e duhur dhe të ndihmojnë për të patur një rritje më të madhe në vitet e tjera 2016, 2017, ku parashikohet që rritja ekonomike të jetë mbi 4 dhe 4.5 për qind”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit e ka kundërshtuar opoziten, e cila kerkoi rritjen e shpenzimeve per investime, kur tha se ishte kjo rruge qe ndoqi Qeveria paraardhese, e cila çoi ne rritjen e skajshme te borxhit publik. Kreu i LSI-së, mbështeti aksionin e nisur për energjinë elektrike.

“Pavarësisht se ajo duket sikur është një kosto për momentin për qytetarët dhe për ekonominë e vendit dhe prej këtij aksioni përcaktues për t’i dhënë fund abuzimit dhe keqadministrimit të këtij sektori jam i bindur që nuk do të jetë 2018, viti ku energjia do të fillojë të kontribuojë pozitivisht në favor të rritjes ekonomike të vendit, por kjo gjë do të mund të ndodhë edhe më parë”, u shpreh Meta.

Top Channel