Protesta, Rama dhe Basha, replika përmes rrjeteve sociale

18/11/2014 00:00

Në një kohë kur opozitës i kanë mbetur edhe 4 ditë kohë nga zhvillimi i
protestës të paralajmëruar të 22 nëntorit, Kryeminisri Edi Rama ka
publikuar një koment në Facebook ku thotë. “Do te ndertosh pa leje? Do
te vjedhesh drita sa te duash? Do diplome pa shkuar ne shkolle?Po
Lazarat e rrena pa hesap do?Protesto!”

Ky është mesazhi që ka dashur të përcjellë kreu ekzekutivit shqiptar, pak përpara nisjes për një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit.

Ndërsa kryetari PD-s Lulzim Basha duke iu përgjigjigjur komentit te Ramës thotë se “4 dite na ndajne nga 22 Nentori, dita e protestes kombetare per te drejtat ekonomike dhe sociale te shqiptareve. Te gjithe bashke, – thekson Basha, – ne mbrojtje te familjes, punes, shkolles dhe shendetit. Kunder rritjes se taksave dhe çmimit te energjise. Kunder papunesise dhe varferise. Kunder dhunes dhe paligjshmerise qeveritare. Aleanca e mashtrimit, krimit dhe korrupsionit, nuk e gjunjezon dot shpirtin e lire te shqiptarit”.

Top Channel