E sheh për herë të parë nusen në dasmë, burri kërkon divorc

18/11/2014 00:00

Një burrë i ka kërkuar divorcin gruas së tij menjëherë pasi kjo e fundit ngriti vellon duke i treguar kështu për herë të parë fytyrën atij që do të ishte bashkëshorti i saj i ardhshëm.

Cifti nga Arabia Saudite që nuk ishte takuar kurrë më parë po bëhej gati për fotot kur dhëndri, pasi e pa nusen, tha: “Ti nuk je si të imagjinoja. Më fal, por dua divorcin.”

Sipas mediave lokale, nuses i ka rënë menjëherë të fikët. Në rrjetet sociale reaguan shoqet e saj. Njëra prej tyre shkruan: “Ai i ka shkaktuar një dhimbje mjaft të madhe me sjelljen e tij të papërgjegjshme. Ai duhet të vlerësojë bukurinë e karakterit dhe jo pamjen e jashtme.”

Një tjetër shkruan: “Uroj që Allahu t’i japë asaj burrin që meriton dhe që do e vlerësojë për atë që është në të vërtetë.”

Top Channel