Denoncimi i dhunës mes të rinjve, aplikacion ne telefon

18/11/2014 00:00

Për herë të parë, të gjithë të rinjtë do të kenë një aplikacion të ri në
telefon, përmes të cilit mund të kërkojnë ndihmën e Policisë së Shtetit
pa u identifikuar.

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri gjate lancimit te raportit te Kombeve te Bashkuara per popullsine, tha se ne çdo shkolle nuk mund te kete polic, por çdo i ri mund të denoncojë.

“Shumë shpejt ne mund të bëjmë një aplikacion, që secili prej jush do e ketë në telefon, pa detyrimin që të identifikohesh, mund të denoncosh për disa lloje veprash penale, të cilat prekin më shumë vecanërisht shtresën e rinisë, shtresën e të rinjve. Me këtë mekanizëm, pra një aplikacion që e ke në telefonin tënd, ose nëpërmjet kompjuterit të shtëpisë, lehtësojmë aksesin”, tha ministrja e Arsimit.

Edhe pse buxheti per vitin e ardhshem sapo eshte miratuar ekspertet e Fonditi te Kombeve te Bashkuara per popullsine kerkojne qe investimet per te rinjte te jene me te larta, pasi arsimimi i tyre do te sillte nje rritje prejt 1.7 % te Prodhimit te Brendshem Bruto ne vit.

Gjate lancimit te raporitit te Fondit te Kombeve te Bashkuara per popullsine, kater ministra jane vendosur para te rinjve te cilet kane kerkuar me shume vemendje dhe investime per te rinjte, 26 % e te cileve rezultojne te papune.

Top Channel