Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një vizite në panairin “Made in Russia”, nuk ka humbur rastin të citojë një frazë të gangsterrit famëkeq italo-amerikan Al Capone, sa i takon përdorimit të armëve.

Komentin Putin e ka bërë teksa vëzhgonte nga afër një mjet në fazë eksperimentale, diçka mes një autoblinde dhe një automjeti të zakonshëm, që quhet pikërisht “autoblinda e sjellshme”.

“Të blinduar dhe të sjellshëm? Mund të fitosh shumë më tepër përmes xhentilesës së shoqëruar me një armë sesa vetëm me xhentilesë”, ka thënë Putin.

Top Channel