Matthew McConaughey nderohet me yll në Bulevardin e Famës

18/11/2014 00:00

Matthew McConaughey është nderuar me një yll me emrin e tij në Bulevardin e Famës në Hollivud. Në ceremoni, aktori i famshëm u shoqërua nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët.

Gjithashtu, të pranishme ishin edhe aktoret Anne Hathaway dhe Jessica Chastain, protagoniste të filmit ‘Interstellar’, film ku interpreton edhe McConaughey.

“Është një ditë e veçantë për mua. Ky është një moment i rëndësishëm në karrierën dhe jetën time. Kam një punë të shkëlqyer dhe jam nga të paktët që mund të them se mezi e pres mëngjesin e së hënës për të nisur javën”, tha aktori amerikan 45-vjeçar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel