Bayern, dëmtohet edhe kapiteni Lahm

18/11/2014 00:00

Philipp Lahm, kapiteni i Bayern Munchen, është dëmtuar ditën e martë gjatë një seance stërvitore veçmas grupit. Lahm ka pësuar një frakturë në kaviljen e këmbës së djathtë dhe do i nënshtrohet tashmë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas klubit bavarez, mendohet se kapiteni do të qëndrojë rreth 3 muaj pa luajtur.

Ky dëmtim i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, i cili nuk ka në dispozicion as Javi Martínez, David Alaba, Thiago Alcantara, Holger Badstuber, Claudio Pizarro, Tom Starke dhe Pepe Reina.

Ndërsa Bastian Schweinsteiger vetëm ditët e fundit i është rikthyer stërvitjes me grupin pas një dëmtimi të gjatë.

Top Channel