Ftesa e Thaçit për LDK-në dhe AAK-në

18/11/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar përmes një postimi në Facebook partitë politike me orientim të djathtë që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja.

Në Kosovë, përveç PDK-së, si parti të deklaruara të djathta njihen edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën njihen si subjekte të majta që nuk preferohen për koalicion nga PDK.
 
Përveç preferencave të profileve partiake, Thaçi ka thënë se qeveria e re duhet të përbëhet nga të gjitha komunitetet etnike.
 

Top Channel