De Biasi: Ishte një festë e bukur

19/11/2014 00:00

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore me Italinë, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi foli për Supersport, duke vlerësuar atmosferën e krijuar në “Luiggi Ferraris” të Xhenovës nga tifozët shqiptarë.

“Ishte një festë e bukur e futbollit mes dy tifozërive. Ne shqiptaret ishim në superioritet. Dhe në këtë aspekt u bë një festë e madhe. Besoj se dhuruam një paraqitje pozitive”, tha De Biasi.

Ndërsa për sa i përket ndeshjes së zhvilluar në fushën e blertë, trajneri italian, që tashmë e quan veten shqiptar, është shprehur i kënaqur, por ka thënë se ndeshja e 4 ditëve më parë ka ndikuar disi në gjendjen fizike të lojtarëve.

“Jam i kënaqur nga paraqitja. Ua thashë edhe djemve këtë gjë dhe në pjesën e parë mund të bënim diçka më shumë. Gabuam shumë me daljet me top. Paguam ndeshjen e luajtur 4 ditë më parë, por ky nuk është shkak për t’u justifikuar. Nuk ishim të saktë në disa momente të veçanta dhe duhet të jemi pak më të vëmendshëm”, shtoi trajneri italian i Kombëtares sonë.

Top Channel