Vlorë, sulmohet djali i prokurorit, i grabitet makina

19/11/2014 00:00

Persona të maskuar sulmuan djalin e prokurorit të Vlorës, duke i rrëmbyer atij automjetin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23.

I riu ishte duke marrë automjetin në një nga parkimet e hapura, kur një person me maskë i kërkoi t’i dorëzonte automjetin. Pas kundërshtimit, ai është qëlluar me qytën e pistoletës.

Menjëherë janë organizuar forca të shumta të policisë, të cilat kanë bërë bllokimet në pikat kyçe të qytetit të Vlorës, si në hyrje ashtu dhe në dalje të qytetit.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesa të personave të dyshuar, si dhe në zonën e Pyllit të Sodës, pasi mendohet se grabitësi së bashku me automjetin mund të jetë fshehur atje. Dy vjet më parë automjetit të prokurorit i është vendosur tritol, ndërsa ndodhej në të njëjtin vend.

Top Channel