Streiff ngre dyshime për Schumacher: Komunikon me sy

19/11/2014 00:00

“Michael Schumacher është i ulur në një karrige me rrota, i paralizuar, ka probleme me kujtesën dhe nuk flet dot”, kështu është shprehur Philippe Streiff, ish-pilot i Formula 1, mik i vetëshpallur me Schumin.

Në intervistën e dhënë për radion franceze “Europe 1”, Streiff shton se “duket që Schumacher komunikon me sy me të shoqen dhe me zëdhënësen e shtypit”.

Mbi besueshmërinë e Streiff janë ngritur shumë dyshime, pasi shpesh herë familja e Schumacher i ka mohuar deklaratat e tij. Është thuajse e pamundur të gjesh njerëz që realisht kanë njohuri mbi gjendjen e Schumit, e mes tyre nuk askush nuk ka dëshirë të flasë për detajet e një rikuperimi të vështirë.

Se sa vlejnë fjalët e Streiff imagjinohet nga fakti se francezi flet edhe për Jules Bianchi.

“Për fat të keq lajmet nuk janë të mira. Jules është ende në terapi intensive dhe nuk është ende në gjendje për t’u transportuar. Është shumë rëndë sipas këndvështrimit tim, krahasuar me Schumacherin, kjo për shkak të dinamikës së incidentit. Kam frikë se, nëse del nga koma, do të jetë shumë e vështirë për të dhe për familjen e tij”.

Top Channel