Tiranë, përmbytjet shkaktojnë dëmtime në Ujësjellës, shkolla e kopshte

19/11/2014 00:00

Përmbytjet që vërshuan mbrëmë në kryeqytet, të cilësuara si më të rëndat
që ka njohur kryeqyteti në vite, kanë shkaktuar dëme të shumta, ku më
të ndjeshmet kanë qenë në sistemin e ujësjellësit.

Nga dëmtimi i ujesjellesave, zonat e permbytyra ne Tirane nuk jane furnizuar me uje, konfirmoi nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Enno Bozdo.

“Kemi pasur probleme me Shen Merine qe furnizon pothuaj gjithe qytetin e Tiranes, edhe ne Boville te vjetër. Nuk do te kene uje ato zona, nese nuk jemi te sigurte per cilesine e ujit dhe ndaj janë zona të tëra të Tiranës që do të kenë mungesa të ujit të pijshëm. Ata që nuk do të kenë ujë sot, nuk do të kenë vetëm sepse ne duam të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Bozdo.

Perpos ketyre zonave, edhe komunat perreth Tiranes qe furnizohen nga ujesjellesi i kryeqytetit gjithashtu kane pasur probleme te furnizimit.

Por, numri dy i bashkise se Tiranes siguroi qytetaret se kushdo qe ka uje ne rubineta, ai eshte i kontrolluar dhe si pasoje edhe i perdorshem.

Shirat e rrembyer te mbremjes se te martes kane shkaktuar gjithashtu nje sere demesh te tjera.

“Çdo kolektor në Tiranë është tashmë i bllokuar”, tha Bozdo.

Si rrallehere ne Tirane shirat kane permbytur edhe nje sere shkollat dhe kopshtesh, te cilat sot nuk jane hapur per femijet. Shkolla “Sabaudin Gabrani”, tek ’21 Dhjetori’ nga bashkia e Tiranes vleresohet si me e demtuara, ku sasia e ujit ka shkuar pothuaj ne gjysmen e lartesise se nderteses.

Bashkia dhe drejtorite respektive kane punuar pergjate dites se mërkurë per largimin e ujit dhe dezinfektimin e ambienteve per te bere te mundur rifilllimin e mesimit te enjten.

Banesat sociale mbi Shkoze jane me te demtuarat nga shirat, ndersa nje sere demesh kane patur ne shume zona shtepite dhe dyqanet e kateve te para ne te gjithe Tiranes. Bashkia tha se do te ngre grupe pune per evidentimin e demeve, te cilat do t’i nisen Ministrise se Brendshme per demshperblim.

Zonat e permbytura ne Tirane
–           Shkoza
–           Rruga e Elbasanit
–           Sheshi Skenderbej
–           Rruga e Durrësit
–           Rruga e Kavajes
–           Pallati me Shigjeta
–           Rruga “Don Bosko”
–           Rruga “Siri Kodra”
–           Laprakë
–           Bregu i Lumit
–           Kombinat

Top Channel