Peleshi: Ndërhyrje në zonat e prekura. Nis përllogaritja e dëmeve

19/11/2014 00:00

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi në një konferencë për shtyp dha të
dhëna për situatën e krijuar nga stuhitë e forta në të gjithë vendin.

Peleshi duke iu referuar informacioneve nga Drejtoria Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile tha se në qarkun më të prekur nga stuhitë atë të Lezhës u arrit që me punën intensive të forcave të zjarrfikësve, të KESH-it dhe OSSH-së të largohen ujrat dhe të rilidhet energjia për të gjithë operatorët si të Hidrovoreve, ashtu edhe të njësive vendore.

“Të mërkurën në orën 10:00, nën drejtimin e Prefekti të Lezhës është kryer një takim tjetër të Komisionit të Emergjencave të qarkut për të analizuar gjëndjen e krijuar pas rivënies në punë të hidrovoreve dhe pompave në Balldre, Shëngjin dhe Lezhë si dhe marrjen e masave për dhënien e ndihmës banorëve të cilët ju prekën banesat nga përmbytja”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri permendi rastet ku po punohet ne Tirane per te riparuar demet dhe larguar ujin nga shkollat dhe banesat e permbytura, si dhe ne zonat e tjera te prekurta si ne Fier dhe Furres ku me problam kane qene zonat e Currilave dhe ish-Keneta.

Në Lezhë kryeqendrën e përmbytjeve të një nate më parë, ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Saimir Tahiri ministër i brendshëm për të ndjekur nga terreni përpjekjet e përbashkëta të forcave të ushtrisë dhe atyre të rendit në përmirësimin e situatës.

“Për ne për momentin është e rëndësishme ngritja dhe mbajtja në emergjencë të plotë të strukturës që shmang 100 për qind pasojat në jetë të qytetarëve, por edhe shmangia aq sa mundemi e situatave të tilla në të ardhmen”, tha Tahiri.

Gjendja neper qarqe

Qarku Lezhë: Në qarkun e Lezhës reshjet kanë pushuar në orën 1 pas mesnate. Në nënstacionin e Lezhës u arrit që me punën intensive të forcave të zjarrfikësve, të KESH-it dhe OSSH-së të largohen ujrat dhe të rilidhet energjia për të gjithë operatorët si të Hidrovoreve, ashtu edhe të njësive vendore.

Në të gjithë qarkun e Lezhës situata është normalizuar edhe po punojnë intensivisht forcat dhe mjetet e Bordit të Kullimit për largimin e ujrave nga tokat bujqësore.

Mjete zjarrfikëse, po vazhdojnë largimin e ujrave nga banesat e përmbytura. Sot në orën 10:00, nën drejtimin e Prefekti të Lezhës është kryer një takim tjetër të Komisionit të Emergjencave të qarkut për të analizuar gjëndjen e krijuar pas rivënies në punë të hidrovoreve dhe pompave në Balldre, Shëngjin dhe Lezhë si dhe marrjen e masave për dhënien e ndihmës banorëve të cilët ju prekën banesat nga përmbytja.

Në komunat Balldren, Blinisht dhe Shëngjin, reshjet kanë pushuar dhe situata është drejt normalizimit për shkak të largimit të ujrave nga puna e hidrovoreve me kapacitet të plotë të pompave thithëse.

Për normalizimin e situatës në Lezhë operuan 80 trupa ushtarake për bllokimin e ujrave që futeshin si dhe dhjetra mjete për pastrimin e ujrave.. Gjithashtu këto forca vendosën edhe barriera në disa biznese dhe banesa për të mos lejuar përmbytje.

Është paraqitur një sitatë problematike lidhur me furnizimin me ujë të Spitalit Rajonal të Lezhës, problem i cili tani është adresuar plotësisht duke garantuar ujin e pijëshëm nëpërmjet autoboteve deri në normalizimin e situatës.

Kryetarët e Njësive të Qeverisjes Vendore po bëjnë vlerësimet e dëmeve nëpërmjet Komisioneve të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile dhe po raportojnë për masat e marra në rivendosjen e normalitetit në territoret e njësive që kanë përgjegjësi.

Në qarkun e Tiranës, reshjet janë ndërprerë në orën 24:00 dhe situate është normalizuar. Zjarrfikëset po punojnë për largimin e inerteve dhe ujrave në disa banesa njëkatëshe dhe në katet e para të pallateve sin ë rrugën Don Bosko, Komuna e Parisit, Medar Shtylla, Kombinat, Kodra e Priftit, Sami Frashëri, etj.

Në Paskuqan dhe Laknas është normalizuar situata dhe po punohet për adresimin e atyre problemeve që paraqiten në disa toka bujqësore që janë përmbytur nga reshjet.

Qarku Fier. Në qarkun e Fierit ka patur probleme në një fshat të Komunës Libofshë dhe 3 fshatra të komunës Allkaj ku ka patur prezencë uji në disa banesa dhe përmbytje vetëm në 5 prej tyre. Familjarët në këto banesa fillimisht u evakuuan emë pas u punua për largimin e ujit.

Qarku Gjirokastër. Në këtë qark ka patur reshje por jo intensive dhe nuk pati përmbytje. Në rrugën hyrëse të qytetit të Gjirokastrës inertet që zbritën nga pjesa e kalasë bllokuan rrugën kryesore dhe që në orët e para të mëngjesit po punohet intensivisht për hapjen e saj.

Qarku Durrës. Nga reshjet e rëna në qytetin e Durrësit ka patur probleme në në rrethrrotullimin e Shkozetit, rrugën e Currilave, rrugën e Kënetës dhe në afërsi të Portit. Në mëngjes situata është normalizuar.

Qarku Shkodër, Elbasan, Korça, Vlora, dhe Gjirokasta nuk kanë paraqitur probleme me reshjet e shiut.

Top Channel