Hapet rruga për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë

19/11/2014 00:00

Qeveria ka marrë vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga
ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, në kryeqytet, duke i hapur rrugë
kështu ndërtimit të këtij objekti kulti.

Publikisht vendimin e Qeverisë e bëri në një deklaratë për mediat, zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Numri dy i Qeverisë bëri publik edhe një vendim tjetër të ekzekutivit, i cili ka vendosur krijimin e fondit për industrinë fasone.

Top Channel