Beyonce, e lumtur e krenare me Blue Ivy

19/11/2014 00:00

Beyonce pa të motrën e saj më të vogël, Solange Knoëles, të martohej me burrin e ëndrrave të saj, Alan Ferguson, përgjatë fundjavës së kaluar, e nuk mund të ishte më shumë se sa krenare, të kishte në një rast të tillë edhe vajzën e saj Blue Ivy.

Mes festimeve të ndryshme gjatë dasmës së saj, Beyonce zgjodhi të publikonte në Instagram një foto ku shfaqej e bija 2-vjeçare që shkonte drejt çiftit, të tre të veshur “chic” me kostume të bardha, për t’i dhuruar Solanges një unazë, e cila dukej gati t’i thoshte “Po” Alanit.

Dy ditë pas ceremonisë, Beyonce publikoi edhe një tjetër foto për 20 milionë ndjekësit e saj, por nuk dha asnjë mesazh shoqëruar me të.

E nëse Solange u duk e mërzitur vetëm pak pas ceremonisë në Neë Orleans, të dielën, mësohet se vazhdimi i ditës nuk ka pasur vështirësi apo pengesa të tjera. Tema e përplasjes ishte fakti se të gjithë të ftuarit ishin inkurajuar të visheshin me të bardha, përfshi këtu edhe motrën e saj dhe nënë Tina.

Dhëndri 51-vjeçar Alan ishte veshur gjithashtu me një kostum të bardhë, ashtu sikurse dhe djali i adhurueshëm 10-vjeçar i Solange, Daniel Julez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel