Scherzinger inauguron një klub nate në Londër

19/11/2014 00:00

Nicole Scherzinger shfaqi anën e saj kurajoze, të gjallë dhe të vendosur, teksa bëhej gati për ta kaluar mbrëmjen e së martës në një klub nate të Londrës, e veshur me një fund të çarë në pjesët anësore.

Ish-anëtarja e jurisë së “X Factor” festoi në klubin BonBonnaire të Londrës hapjen zyrtare të tij, duke nxjerrë në pah fizikin e saj të shkëlqyer e për më tepër me një veshje tërësisht të zezë.

36-vjeçarja Nicole nuk e pati aspak të vështirë të linte shoqet e saj disi mbrapa me klasin dhe veshjen e saj, ndërkohë që mbante veshur edhe një xhaketë me një peliçe prej lëkurë kafshe jo origjinale, dhe flokët i shkëlqenin.

Këngëtarja nisi këtë javë duke kënduar në të njëjtin klub nate si ish-miku i saj i vjetër Will I Am, mbrëmjen e së martës në kryeqytetin britanik.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel