Dëme të shumta janë shkaktuar nga përmbytjet në tre komuna të rrethit të
Lushnjës. Rrebeshët e shiut të rëna rreth ores 23:30 minuta preken
fshatrat e komunave Allkaj, Kolonje dhe Fiershegan.

Ne dhjetëra shtepi banimi  uji hyri deri ne gjysmë meter, ndersa mijera ha toke bujqesore ende jane nen uje. Demet ne serat bujqesore jane te pariparueshme, ndersa qe prej dites se djeshme mungon energjia elektrike ne disa fshatra.

Mungesa e kanaleve kullues dhe bllokimet e tyre ne keto fshatra shkaktuan permbytjet e banesave. Edhe pse reshjet e shiut kane pushuarm uji eshte i pranishem ne oborret e banesave, ne rruge dhe sidomos ne tokat bujqesore. Per shkak te mungeses se energjise elektrike gjate nates nuk kane punuar hodrovoret.

Shtabi i emergjences eshte ngritur dhe po punohet per identifikimin e demeve te shkaktuara nga permbytjet.

Top Channel