“I adhuroj format e mia”

19/11/2014 00:00

Serena Williams tregoi trupin e saj të tonifikuar në një spot publicitar për markën e të brendshmeve australiane Berlei.

Tenistja amerikane reklamoi reçipetat sportive të markës dhe sipas stafit të Berlei ajo u soll si një modele e vërtetë përballë kamerave.

Duke folur për ‘The Daily Telegraph’, Serena theksoi: “Jam një femër normale. Kam mësuar të jem krenare me format e mia dhe t’i pranoj ato. Është shumë e rëndësishme ta duash veten për atë që je dhe të kuptosh se je e bukur, pavarësisht asaj që thonë të tjerët.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel