Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste
është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Kongresin Amerikan dhe
Departamentin e Shtetit.

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, z. Balla u prit në një takim në Kongresin Amerikan nga kongresmeni Eliot Engel.

Gjatë takimit me z. Engel, deputeti socialist theksoi se: “Nuk mund të kemi një demokraci funksionale pa një sistem drejtësie efektiv. Mos ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi e Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor. Ka theksuar Balla. Një tjetër takim deputeti Balla zhvilloi edhe në Departamentin e Energjisë, me zëvendësndihmës Sekretaren, znj. Paula Gant ku Balla është shprehur për rritjen e prezencës së bizneseve amerikane ne Shqipëri.

Zoti Balla zhvilloi takime edhe ne departamentin e shtetit ku u prit nga Drejtori për Europën dhe përfaqësuesi i njësisë për Shqipërinë.

Top Channel