Partitë Popullore: BE të dalë garant për kthimin në Kuvend

19/11/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ia ka dalë mbanë të marrë
mbështetjen e parë zyrtare nga Partia Popullore Europiane për të
kapërcyer krizën politike në vend.

Rezoluta e miratuar prej grupimit me influencen me te madhe ne Bashkimin Europian ka perdorur te njejten gjuhe politike me Partine Demokratike per te kritikuar disa prej veprimeve te qeverise shqiptare dhe per te kerkuar rruget e zgjdhjes.

Rezoluta e grupimit te qendres se djathte europiane, e perbere nga 11 pika, duke vene ne dukje se “dialogu dhe bashkepunimi politik mbetet nje parakusht kyc per hapjen e negociatave te anetaresimit”, qe ne piken e pare te saj shpreh shqetesimin e madh per perkeqesimin e situates politike, qe ka cuar ne polarizim dhe mungese te dialogut ne Shqiperi”.

Per kete situate, grupimi i qendres se djathte ben pergjegjese direkte Qeverine, kur shprehet se “denon kercenimet nga deputete te mazhorances per opoziten shqiptare, vecanerisht ne parlament”.

“Eshte lemerisese qe ne parlament kane ndodhur sulme fizike dhe kercenime me jete kunder deputeteve te opozites nga deputete me rekorde kriminale te mazhorances.”-thuhet ne rezolute.

Rezoluta i kerkon koalicionit qeverises te repsektoje ndarjen e pushteteve, duke denuar sic thuhet largimin e paligjshem te drejtuesve te disa institcioneve te pavarura, si dhe thekson se “me ndryshimin e njeanshem te ligjeve, mazhoranca po minon perpjekjet serioze europiane per te vendosur nje dialog politik te qendrueshem dhe gjithperfshires.

Top Channel