Grupimi racist “Ku Klux Klan” është viktima e radhës e grupimit më të madhe të hakerave të njohur si “Anonymous”.

Hakerat sulmuan faqen zyrtare në internet të grupimit radikal dhe morën kontrollin e asaj në rrjetin social “Twitter”.

“Anonymous” publikoi në rrjetet sociale emrat, profesionet dhe adresat e plota të pjesëtarëve të grupit “të supremacisë së bardhë”.

Grupimi i hakerave justifikoi sulmin si një kundërpërgjigjje e natyrshme ndaj kërcënimeve të “Ku Klux Klan” kundër personave që do të protestonin para gjykatës në qytetin e Fergusonit në pritje të vendimit të drejtësisë për oficerin e policisë Darren Ëilson, i akuzuar për vrasjen e Michael Broën, një i ri me ngjyrë.

“Nuk po ju sulmojmë për atë që ju besoni, sepse ne jemi për lirinë e fjalës, por po ju sulmojnë për shkak të kërcënimeve për të sulmuar protestuesit në Ferguson. Ku Klux Klan është një grup terrorist që ka duart e lyera me gjakun e qindra-mijëra të pafajshëmve”, thuhet në deklaratën e “Anonymous”. 

Top Channel