Si joshet një femër? Guruja amerikan bllokohet nga Britania

19/11/2014 00:00

Kush mashkull nuk do të dëshironte që të ishte i suksesshëm me të gjitha femrat, edhe me atë “më të vështirën”?

Për “t’i ndihmuar” në këtë drejtim Julien Blanc është një “guru” amerikan që pretendon se me teknikat e tij mund të joshet çdo femër.

Ai u bë i famshëm në Shtetet e bashkuara për seminaret e tij, madje në disa spote që qarkullojnë në internet, “studentë të tij” thonë se kanë patur sukses me teknikat e tij.

Veç femrave dhe famës, seminaret prej guruje i sollën edhe shumë të ardhura dhe Julien nisi të mendojë për të “shpërndarë njohuritë e tij” edhe në Europë. Një gjë të tillë do ta niste nga Londra në shkurt të vitit të ardhshëm.

Por njoftimi i tij shkaktoi reagime në Britani. Një peticion i firmosur nga më shumë se 120 mijë persona iu dorëzuar Ministrisë së Brendshme britanike ku i kërkohej që t’i anulohej viza të riut amerikan, duke i konsideruar teknikat e tij ofenduese dhe seksualiste.

Top Channel