Neuer thumbon Ronaldon: Unë nuk pozoj me të brendshme

19/11/2014 00:00

Manuel Neuer dhe Cristiano Ronaldo janë favoritët kryesorë për fitimin e Topit të Artë FIFA për këtë vit.

Por ndërsa duhen edhe disa javë deri në dorëzimin e trofeut më të rëndësishëm individual për futbollistët, portieri gjerman zhvendos duelin jashtë fushave të lojës.

Kampioni i botës ka thumbuar asin portugez në një deklaratë të fundit kur tha “se nuk ishte tip që pozonte me të brendshme”.

“Jam një futbollist dhe jo ambasador i ndonjë marke. Nuk kam një imazh ‘glamour’ si të tij”, citohet ai nga revista sportive “Kicker”, ku gjithsesi shprehet optimist për mundësinë që do të jetë ai fituesi i trofeut.

“Mes të kuqes dhe jeshiles, preferoj tapetin jeshil ku ndjehem më mirë”, shton numri 1 i portës së Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, i cili gjithsesi pranon edhe vështirësitë e rolit të tij si mbrojtës ekstrem.

“Roli i portierit të ofron më pak mundësi për të treguar aftësitë e tua. Në fund të ndeshjeve ato që ritransmetohen janë rastet për gol dhe vështirë që një tifoz të kujtojë pas takimit ndonjë pritje të portierit”, rrëfen ai.

Top Channel