Korrigjimi i teksteve të historisë, Komision i përbashket shqiptaro-grek

19/11/2014 00:00

Një Komision i përbashkët me ekspertë shqiptarë dhe grekë do të ngrihet
për të diskutuar mbi tekstet e Historisë dhe Gjeografisë, por edhe mbi
zbatimin e të drejtave për minoritetet në të dy vendet.

“Nuk mund të them se ku do të jenë ndryshimi dhe sa do të jetë ndryshimi, sa kohë ky komision nuk ka folur, por dua të bëj një dallim të qartë, tek ajo që ne duam të kultivojmë te fëmijët tanë, që është atdhedashuria që ka një dallim rrënjësor me nacional. Nuk jemi këtu për të mësuar dhe për t’i edukuar fëmijët tanë në frymën e nacionalizmit dhe të urrejtjes për fqinjësinë, por ne frymën e atdhedashurisë, që do të thotë dashuri dhe pasion për vendin tënd, po aq edhe dashuri për të parë të mira dhe të begata edhe në çdo vend tjetër fqinj apo kudoqoftë. Eshtë një dallim i madh dhe ne do të ecim në këtë rrugë për ta mundësuar dhe për ta pjesë të edukimit që ofrohet në shkollat tona”, tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

“Komisioni merr vendim, kur të dya palët janë dakord. Askush nuk i imponohet tjetrit. Ne nuk i thamë anëtarëve tanë në Komision që ka çështje të ndaluara, por i shtrojmë çështje që janë në bashkëpunimin tonë të mirë. Kjo na çon në një konkluzion të sigurtë, se pikëpamje përçarëse tension dhe nxjerrin anë të këqija apo vënë në rrezik tërësinë e bashkëpunimit janë jashtë punës së Komisionit. Për çështje të arsimit që janë të vështira, ne vendosëm të bashkëpunojmë duke i dhënë jetë një Komisioni, i cili që prej vitit 2007 nuk funksiononte”, tha ministri grek i Edukimit dhe Çështjeve Fetare, Andres Loverdos.

I pyetur nga televizioni Top Channel nese femijet shqiptare do te kene mundesi te mesojne Gjuhen Shqipe, si lende te dyte ministri grek i Arsimit, Loverdos tha se kjo pike do te jete pjese e diskutimeve ne Komision.

“Eshtë çështje e Komisionit. Këtë do e diskutojë Komisioni”, tha Loverdos.

Gjate kesaj konference per shtyp ministri grek i Arsimit, Loverdos tha se Shqiperia pasi ka marre statusin e Bashkimit Europian eshte e detyruar t’i permbahet marreveshjeve dhe gjuhes se bashkepunimit per reskpektimin e Konventave te te Drejtave.

Ne nje kohe qe e njetja gjuhe bashkepunimi duhet te jete edhe nga pala greke, e cila per nje periudhe te gjate historike eshte treguar mjaft e cunguar ne respektimin e te drejtave te femijeve shqiptare qe jetojne ne Greqi.

Top Channel